Motra e Emiliano Sala ka ndarë një foto prekëse të qenit të futbollistit të ndjerë, i cili si duket pret me dëshpërim kthimin e tij në shtëpi.  Motra e sulmuesit e hodhi foton e qenit në Facebook, ndërsa krahas saj shkruan “Nala po pret kthimin tënd, gjithashtu”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një ditë më parë,  familja e Emiliano Sala ka njoftuar se janë gjetur mbetjet e aeroplanit me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas Emiliano Sala. Një anije kërkimi gjeti rrënojat e aeroplanit në shtratin e Kanalit Anglez të dielën në mëngjes ndërsa trupi i futbollistit argjentinas dhe pilotit nuk janë gjetur akoma.

Aeroplani i Sala u zhduk nga radarët më 22 janar gjatë fluturimit nga Nates (Francës) drejt Cardiffit (Uells). Sa bashku me sulmuesin francez në bord ishte dhe piloti David Ibbotson, zhduka e tyre nga ajo ditë është lajmi kryesor në botën e futbollit.

Kërkimet filluan menjëherë, por u ndaluan nga autoritetet lokale pas pak ditësh pasi sipas tyre lokalizimi aeroplanit ishte shumë i vështirë. Por, me insistimin e familjes Sala kërkimet filluan në mënyrë private pasi paraprakisht u mblodhën mbi 300 mijë euro nga donacione të ndryshme, ku nuk munguan edhe ato nga yjet e mëdha të futbollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb