TIRANË-Edhe pse ka qenë një vit i nxehtë me debate politike, deputeti socialist Namik Dokle nuk është ndier me deklaratat e tij të forta. Por duket se stina e verës e ka nxehur tepër deputetin që nuk është përmbajtur teksa ka parë në plazhe simbolet kombëtare në peshqira e rroba plazhi. Me një status në rrjetin social, Dokle bën këtë apel;

“SHQIPONJA NEN PRAPANICE…
Nuk doja te bezdisja njeri me statuset e mia ne kete vere te nxehte dhe njeheresh te djersitur politikisht, por edhe ne breg te detit shikon gjera qe te bejne te shkruash. Pashe nje peshqir plazhi ne imitim te flamurit tone Kombetar. Shqiponja nen prapanice…O njerez, prodhoni c’te doni me simbolet kombetare,por jo peshqire plazhi! Te brendeshme jo e jo!”.

namikdoklestatus

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: