TIRANE– Deputeti i së majtës, Namik Dokle ka promovuar dje në Panai rin e Librit romanin e tij më të ri, “Vajzat e mjegullës”. Të pranishëm në promovim ishin ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni, Valentina Leskaj, Arta Dade, Kiço Blushi etj. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, libri u vlerësua nga Zija Çela, ndërsa vetë Dokle tha se mesazhi i romanit është që, ne presim gjatë që të vijnë gjëra të mira në jetë, po shpesh ndodhin tragjedi.

Ai shpjegoi simbolikat e verës së tij, foli për krahinën e Gorës, Kukësin dhe jetën në komunizëm. Në fund, Dokle tha se, para se të botonte këtë libër kishte menduar të hiqte dorë nga letërsia, por tashmë ka vendosur të heqë dorë nga politika.

“Kam folur në roman për disa mallkime. Ka fatkeqësi që ndodhin ndërsa ne mundohemi t’u shpëtojmë. Jam përpjekur të jap një shpresë, romani ka mjegull dhe ka vajza të cilat gjatë gjithë romanit, nuk janë aty, kanë ikur në aksion. Fshati i pret, i pret, i pret. Jepet ideja e pritjes së një gjëje të mirë. Nuk e kisha shkruar në roman këtë shprehje, por më këshilloi Kiço Blushi. Ai më tha se pa vajzat nuk çelin as lule. Ky është mesazhi që kam dashur të jap, që, pa njeriun e mirë, vajzë a djalë, pra pa mirësi, nuk çelin lulet. Gjë më të bukur se mirësia njerëzore nuk ka, këtë kam dashur të them, që uroj ta ndjeni qoftë për pak çaste kur ta lexoni romanin”, – tha ai. Mandej, Dokle shtoi: “Nëse kisha menduar t’i mbyllja me këtë roman, edhe letërsinë edhe politikën, kam përshtypjen se do mbyll politikën, po romanin jo”.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: