TIRANË- Një nga deputetët më të vjetër të Partisë Socialiste, Nami Dokle ka festuar ditëlindjen e tij të 69-­të dje dhe pas urimeve të shumta që ka marrë në faqen e tij zyrtare të Facebook, ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë miqtë e tij. Por përveç miqve virtualë, Doklen e kanë uruar edhe kolegët e tij. Deputetja dhe mikja e tij e vjetër Arta Dade i ka dhuruar një buqetë me lule, të cilën Dokle e ka pasur mbi tavolinë gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Jashtëm.

“Mirëmëngjes miq! Dje ishte një ditë e veçantë për mua, jo thjesht se kisha ditëlindjen, por sepse ju ma bëtë të tillë me qindra e qindra urime të sinqerta që buronin nga zemra. MIRËNJOHJE për të gjithë, me të vërtetë më keni befasuar! Besoj se do të më mirëkuptoni po të them që tre urimet më të bukura dhe më emocionuese për mua ishin ato të mbesave dhe nipit, Ina, Sara dhe Rubeni. Urimi i juaj “+100″ ishte i bukur, shpresëdhënës, por unë do isha i kënaqur edhe sikur në llogaritë e mia, Perëndia të bënte atë që në kontabilitet quhet gabim spanjoll, ose këmbimi i numrave 6 me 9, pra nga 69 të më shtynte deri në 96! Nuk ju mbetet hatri për 4 vjet, apo jo? Ju përqafoj me shumë respekt dhe dashuri vëllazërore”­, ka shkruar Dokle në një postim në Facebook.

(m.k/PanoramaOnline/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: