Ish-kreu Kuvendit dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka bërë një postim prekës në rrjetin social facebook.

Dokle i drejtohet me një letër nipërve të tij, Sarës dheRubenit, të cilët nuk shohin prej kohësh prindërit e tyre, pasi janë mjekë në Itali.

Teksa iu shpreh dashurinë dhe mallin, ai iu jep zemër nipërve, duke thënë se mami e babi I tyre, bashkë me shumë mjekë të tjerë në Itali do ia dalin të mposhtin koronavirusin.

STATUSI I PLOTE
MIREMENGJES, SARA DHE RUBEN!
Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron me gjate per t’u pershendetur. E di qe jeni merzitur; u be me shume se nje muaj qe nuk dilni, nuk shkoni ne shkolle, nuk takoheni me shoket dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojne punen ne spital, perpiqen te shpetojne te semuret. Epo, mire, te
pakten flisni ne skajp, apo jo?

Por mos u merzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashke me mijera mjeke te tjere, ne Itali dhe ne bote, do ta mundin coronavirusin dhe semundjen e mallkuar. Dhe ju…
do te vini perseri me pushime ne Shqiperi, do shetisim bashke e do hame pica te
Pazari i ri, bashke me nana Qefseren dhe daja Belin, do shkojme ne Shkoder te hame tave krapi
me nana Hyrin, do shkojme perseri ne bjeshket e Gores te shihni fshatin e gjyshit,
pastaj do zbresim poshte, ne Prizren e do pime uje te cezma e Shadrivanit. Thone
se kush pi ate uje fatsjelles nuk e ze asnje semundje. Pastaj do te shkojme perseri
ne Sarande, do zhytemi ne ujerat e Jonit, ndersa ne mbremje, do shikojme perendimin
e diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojme kete lufte! Dhe Ju do te jeni krenare
per mamin dhe babin qe u perkushtuan aq shume per jeten e njerezve!
Ju puc shume, shuuuume!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb