Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili dyshohet për një seri vjedhjesh. Burime zyrtare bënë me dije shtetasi me inicialet D. B., u kap në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të hapë dyert e disa mjeteve të parkuara në zonën e Unazës e Re.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
– Më datë 10.03.2019, në një mjet ka vjedhur një çantë dore me një sasi lekësh dhe sende personale.
– Më datë 18.07.2019, në një automjet ka vjedhur një portofol me 45.000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se i ka vjedhur, disa ora, parfume, syze të ndryshme, portofola, çanta dore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb