NGA YLLI DYLGJERI*

Sarandë. Fundi i korrikut 2005. Kishin përfunduar zgjedhjet kuvendore. PS kish humbur. Nano kish fituar. Kish fituar mandatin e deputeteti të zonës 99. Sipas traditës duheshin falenderuar votuesit. Kështu u bë. U organizua një ceremoni në restorantin e kalasë së Lëkursit. Të ftuarit vinin grupe – grupe në sheshin e kalasë. Ishte e veshtirë tu lexoje gëzimin në fytyrë.
Humbja e zgjedhjeve në vend i kish ndryshuar humorin. Kishte ardhur PD.
Pasi u vendosën përballë podiumit pritën ngjitjen në të, të çiftit Nano. Kështu u bë. Nano pasi falenderon votuesit, rininë, stafet etj. ngre një urim për fitoren në Sarandë.
Sipas traditës, do ngrihej dollia e do të fillonte muzika.Kur papritur, grupi artistik ezmer “Çajupi”, me orkestrën, ja filluan pa komandë këngës.
Si në dasëm, orkestra filloi ti binte veglave.
Kengën e shoqëronte klarineta. Fjalët e saj buçitën:
Do kthehesh një ditë… Pjesmarsit u habiten!!! Plasi gallata.
I befasuar, nuk durova e ju ktheva orkestres rome:
Qënkeni edhe tematik!!!

***
Mu kujtuan këto vargje, ditën e mbajtjes së kongresit të PS-së,
kur shoku Gramoz, e mbi Të, u “kujtuan” se duhej kthehej Nano.
Haaaaaaaaaaa! Shakaxhijtë.
Në këto10 vjet, kush guxoi të bënte thirrje të tilla, anatemohej, përbuzej e keqinterpetrohej deri në radikalizim: Nanoi-st! Nanoi-st!
Ose Nano ik!
Më tej akoma. Unë dhe shumë kolegë të tjerë nanoista, ikëm deri në theqafje nga PS…si ikin refugjatët sot nga shqipëria.
Dje, pas 11 vitesh, u kujtuan:
Nano hajde!

***
Grupi i romëve të “Çajupit” kishte hypur sërisht në presidium. Por jo me në malin e Lëkurezit, por në mes të Tiranës, në Pallatin e Kongreseve ku shquheshin udhëheqësit shtatë lëkurësh.
Kjo ishte tashmë këngë me repertor të menduar, e regji të drejtuar.
Kënga gjalloi:
Do kthehesh një ditë,
Aq sa ti trembim dhitë
Blushit ti zemë pritë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: