Lajmi se kryeministri Edi Rama ka marrë një SMS miqësore nga ish-kryetari i PS, Fatos Nano, ka zgjuar spekulimet se Nano do i rikthehet dhe njëherë garës për kryetar të shtetit.

Duket se emri Nano po shkakton trazira në PS. Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi thotë për ‘Sot’ se ai është kundër rikthimit të Nanos në garën për president.

“Unë nuk e di nëse Nano ka vendosur të rikthehet në PS, por unë jam kundër rikthimit të tij në politikë dhe në PS”.

“Ka me dhjetëra e më shumë figura në PS, qoftë edhe për president. Unë nuk shoh se ka boshllëk në PS, qoftë në drejtimin e saj, qoftë në figura për president,” tha deputeti Namik Kopliku.

Edhe deputeti Fatmir Toçi është kundër rikthimit të Nanos.

Por deputeti i Korçës, Ylli Ziçishti shprehet pro rikthimit të Nanos, madje edhe në postin e presidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: