Problemet e saj më flokët janë të njohura prej kohësh dhe të apasionuarit e modës janë mësuar ta shohin gjithmonë me flokë artificiale.

Por një ditë përpara vigjiljes së Krishtlindjeve, top modelja Naomi Campbell ka postuar në rrjet një foto ku shfaqet pa parukën e saj duke treguar flokët e saj natyral.

Selfi i pazakontë i bërë në Kenya është shoqëruar me hashtagun #NAOMIAFRICA dhe ka një koment të shkurtër: ‘e zhveshur’.

Pamja e super modeles është një nga fotot e rralla në të cilën Campbell shfaqet pa extension.

Fotoja që ka befasuar fansat e saj ka marrë më shumë se 197 mijë like.

Shumë ndjekës i kanë bërë komplimente top modeles duke komentuar, pavarësisht flokëve, bukurinë e saj të padiskutueshme.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb