Paraqitja e Naomi Campbell në Festivalin e Filmit në Kanë ishte e bujshme, me shumë media të huaja që vunë re zgjedhjen e veshur prej saj, e cila tregonte stilin e saj dhe përvojën e modës.

52-vjeçarja u shfaq në ceremoninë e hapjes së Festivalit të 76-të e veshur me një fustan të argjendtë Celine, duke e kompletuar look-un e saj me bizhuteri dhe syze dielli me kornizë të bardhë. Byzylyku prej diamanti në duart e saj shtuan një prekje shkëlqimi, duke plotësuar fustanin e saj.

Sandalet metalike me platformë peep-toe dukeshin zgjidhja perfekte pasi jo vetëm që përshtateshin me veshjen e saj, por shtuan një prekje femërore me harqet delikate në gishtat e këmbës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vëmendja e Campbell ndaj detajeve kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këpucëve për të plotësuar veshjen e saj është e njohur, një dëshmi e përvojës së saj në modë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb