Nga rrjetet sociale në festat mondane. Lëvizja ka qenë shumë e shpejtë për Naomi Campbell dhe Liam Payne. Top modelja 48 vjeçare dhe ish anëtari i One Direction, 25 vjeç, kanë marrë pjesë së bashku në festën e Vogue dhe Tiffany & Co, pas Bafta-s në Londër.

Gjithçka ka nisur disa javë më parë me një kompliment në rrjetet sociale. Më pas të dy, që kanë një diferencë prej 23 vitesh, janë parë së bashku në një koncert. Në festën e post-Bafta të dy kanë arritur të ndarë nga njëri-tjetri, por afërsia mes tyre ishte e dukshme.

Ka qenë Campbell që ka hedhur mesa duket hapin e parë, duke komentuar një selfie të Liam: ”Shpirt i bukur”. Më pas ai është përgjigjur menjëherë: ‘Duhet edhe një për të njohur tjetrën”. Dhe disa ditë më pas Payne, i cili është single që prej verës së shkuar, kishte bërë hapin e parë duke publikuar komentin dhe një foto të Naomi: ‘Perfeksioni i një njeriu… mos më shih me ata sy…’

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb