Me rastin e WSJ Magazine Innovator Aëards, në New York, Naomi Campbell ka marrë duartrokitje për veshjen e saj intriguese, por jo të eksagjeruar për një modele të kalibrit të saj.

Bëhej fjalë për një fustan të zi të Tom Ford, me të cilin mbulonte me rripa pikat strategjike.

Paravësisht veshjes trasparente Campbell nuk tregonte asnjë centimetër të asaj që nuk duhej të dukej, duke bërë për vete të pranishmit.

Të njëjtin fustan në 2014 e kishte veshur edhe Miley Cyrus, por efekti ishte i kundërt. Këngëtarja atëherë është diskutuar shumë për gjoksin zbuluar duke u bërë pjesë e lajmeve dhe Gossip-eve rozë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: