Me apo pa Hysaj në të ardhmen, Napoli vijon të jetë i fiksuar pas futbollistëve shqiptar. Prej kohësh blutë janë vënë në ndjekje të dy talenteve të Veronas, Rrahami-Kumbulla dhe sipas mediave italiane, Napoli-Verona kanë gjetur akordin total për transferimin e Rrahamit në fund të sezonit.

Rrahmani
Rrahmani

Gjithçka është mbyllur mbi bazën e 10 milion eurove plus bonuese të ndryshme që mund ta dërgojnë vlerën totale në 12-13 milion euro. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Rrahmani do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoj 1,5 milion euro në sezon. Afrimi i Rrahmanit tek Napoli bën që e ardhmja e Kumbullës të jetë më pranë Interit.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas “Sky Sport”, klubi ziklatër ka fituar balotazhin me Napolin për qendërmbrojtësin kuqezi pasi përcaktues në këtë tratative është përfshirja e Frederico Dimarcos. Mbrojtësi i Inter do të transferohet menjëherë tek Verona duke i dhënë Interit një bonus të madh që në verë të kenë ata fjalën e parë për Kumbullën. Talenti kuqezi shihet si një investim i sigurt për të ardhmen dhe Inter nuk dëshiron ta humbas një shans të tillë duke parë dhe interesimin e madh për 20-vjeçarin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb