Napoli ka nisur punën për të gjetur një zëvendësues për Insigne, në listën e përpiluar nga drejtuesit e klubin së fundmi është përfshirë edhe Nedim Bajrami. Pak ditë më parë, kur u bë publik lajmi se Napoli kërkonte shërbimet e Bajramit, presidenti i Empolit nxitojë duke theksuar se fantazisti kuqezi nuk largohet në janar, por nuk i mbylli dyert Napolit për një transferim të mundshëm në fund të sezonit.

Nedimi
Nedimi

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në këtë tratative do të përfshihet personalisht edhe trajneri Luciano Spalletti, i cili do të flas me mikun e tij Andreazzolli, për të kuptuar nëse Bajrami është realisht gati për të bërë një hap të tillë përpara. Në çdo rast, është e qartë që merkato e Napolit do të varet shumë nga prezenca në Champions ose jo sezonin e ardhshëm. Nëse napolitanët sigurojnë një vend mes katër ekipeve të para në Serie A janë të detyruar të investojnë në merkato, në këto kushte Bajrami bën pjesë në listën e shpenzimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb