Napoli mori një barazim të vyer në sfidën e parë kundër Barcelonës në “Camp Nou”, një barazim 1-1 që i jep një bonus të rëndësishëm për sfidën e kthimit. Ekipi i Spallettit do të ketë një “armë” më shumë në ndeshjen e kthimit, do të ketë në krahë stadiumin “Maradona”.

Interesimi për të ndjekur live në stadium këtë sfidë është i jashtëzakonshëm teksa sipas mediave italiane janë shitur të gjithë biletat që ishin në dispozicion. Në ‘Maradona” do të jenë të pranishëm afro 27 mijë tifozë.

Maradona
Maradona

Napoli do të ketë në ketë mënyrë një “armatë” të vërtetë në krahë për të synuar kualifikimin për më tej në Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb