Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Amir Rrahmani rinovon kontratën e tij me Napolin. Kampionët e Serie A kanë bërë publike detajet e rinovimit me kapitenin e përfaqësueses së Kosovës:

“SSC Napoli njofton se ka rinovuar kontratën me Amir Rrahmanin deri më 30 qershor 2027 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, deri më 30 qershor 2028”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Rrahami
Rrahami

Drejtuesit e Napolit duket të fiksuar pas futbollistëve shqiptarë pasi jo vetëm Rrahmani, në verë synojnë të sigurojnë edhe shërbimet e Edon Zhegrovës. Sipas Corriere dello Sport:

Zhegrova
Zhegrova

Napoli do tentojë të blejë kartonin e sulmuesit të Lille. Vlera e Zhegrovës shkon në 10 milionë euro, shifër që janë të gatshëm ta paguajnë. Në këtë pikë, Napoli duhet të bëjë llogaritë me Milanin pasi edhe kuqezinjtë shohin te Zhegrova përforcimin ideal për fazën sulmuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb