Elesid Hysaj mbetet pjesë e Napolit, të paktën deri në janar, një periudhë e mjaftueshme për të vijuar negociatat për rinovimin e mundshëm të kontratës, në të kundërt, në fund të këtij sezoni mund të largohet me parametra zero. Gattuso e dëshironte me çdo kusht dhe drejtuesit e klubit ia plotësuan këtë dëshirë duke marrë përsipër edhe kosto jo të vogla. Pavarësisht se për Hysaj edhe në këtë sesion të merkatos kishte oferta konkrete, në fund qëndroj te Napoli.

Bakajoko
Bakajoko

Blutë kanë qenë jo pak aktiv në këtë merkato teksa në fund siguruan edhe shërbimet e Bakayoko, mesfushori vjen nga Chelsea në formë huazimi. Nuk arritën të gjejnë një sistemim për dy sulmuesit, Milik dhe Fernando Llorente, të dy ishin në shitje por në fund do të vijojnë të qëndrojnë tek Napoli.

Kajehon
Kajehon

Ndryshon skuadër në orët e fundit spanjolli Callejon, sulmuesi transferohet te Fiorentina me parametra zero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb