Napoli dhe Roma kanë arritur ta mbyllin me fitore javën e 20-të të Seria A. Konkretisht napolitanët kanë mundur skuadrën e Pescarës, ku aktivizohet mesfushori i kombëtares Ledian Memushaj me rezultatin 3-1. Të “kaltërit” iu falën golave të Tonellit, Hamsik dhe Dries Mertens.

Napoli me tri pikëshin e siguruar ruan vendin e tretë në renditje me 41 pikë, një pozicion që të siguron “Champions League” për sezonin e ardhshëm. Ndërsa për Peskarën situate po bëhet gjithmonë e më keq. “Delfinët” ndodhen në vendin e fundit me vetëm 9-të pikë të siguruara dhe mbijetesa në Seria A për sezonin tjetër duket e pamundur.

Ashtu si Napoli, edhe Roma ka siguruar fitoren në ditën e sotme. “Verdhekuqtë” siguruan tre pikët falë Naingoolan që shënoi në minutën e 12-të. Roma për momentin është skuadra anti-juventus pasi renditet në vendin e dytë me 44-ër pikë, 1 më pak se kampionët në fuqi, por me dy takime më shumë për t’u luajtur nga “zonja e vjetër”.

Etrit Berisha dhe Atalanta nuk kanë arritur të ruajnë ecurinë pozitive. Bergameskët janë ndalur në transfertën e Romës kundër Lacios me rezultatin 2-1, ish ekipit të Berishës. Atalanta këtë javë humbet një pozicion në tabelën e klasifikimit pasi Inter ngjitet në të 6-in pas fitores së mbrëmshme 3-1 kundër Kievos. Ndërsa Lacio arrin një fitore me shumë vlerë pas siguron vazhdimësinë për luftën e një vendi në zonën “Champions”. Vend i katërt për Lacoin me 40 pikë, 1 më pak se Napoli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb