Mes Inter dhe Juventusit, në garë për të siguruar shërbimet e Icarit futet fuqishëm edhe Napoli. Ka qenë vetë trajneri C.Ancelotti i cili ka kërkuar presidentit De Laurentis të lëviz për sulmuesin argjentinas. Pavarësisht mohimeve zyrtare për një interesim nga ana e klubit të tij, De Laurentiis nuk është tërhequr nga ideja për të transferuar sulmuesin e Interit.

Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dello Sport”, presidenti i Napolit është i gatshëm të ofroj 60 milion euro kesh por në këtë fushatë vere është i detyruar të shes disa lojtarë si Inglese, Verdi, Mario Rui e të tjerë për të mbledhur shumën që duhet të Icardin por dhe për James Rodriguez. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane ekziston dhe një tjetër hipotezë, përfshirja në negociata e Lorenzo Insigne.

Lorenzo Insigne
Lorenzo Insigne

Sulmuesi shtatshkurtër ka pasur një rendimet shumë të mirë në kohën kur Conte ishte trajneri i përfaqësueses së Italisë ndërsa me Ancelottin në stol nuk ishte më i paprekshëm. Me këto lëvizje drejtuesit e Napolit i kanë lëshuar një sinjal të qartë Interit por dhe Juventusit, skuadra tjetër e cila është e interesuar për shërbimet e Icardit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: