Nga Anglia në Itali, të gjithë mediat bashkohen në një pikë kur flitet për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi në fund të këtij sezoni do të rikthehet në shtëpi, te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por nuk pritet të qëndrojë gjatë në Londër. Ky është detaji i parë ku bashkohet, ndërsa detaji tjetër jo pak i rëndësishëm është e ardhmja e tij.

Broja
Broja

Çdo ditë e më shumë mediat angleze dhe ato italiane zbardhin detaje nga kalimi i tij i mundshëm te Napoli, skuadër që po shton interesimin për 20-vjeçarin pasi e konsiderojnë si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen.

Brojaaa
Brojaaa

“Il Mattino” zbulon se Spalletti ka dhënë pëlqenin e tij për Brojën ndërsa as Chelsea nuk është kundër kalimi të sulmuesit në Serie A, por me një kusht: Napoli mund ta marrë në formë huazimi për një vit por me detyrim blerje të kartonit për jo më pak se 18 milionë euro, kaq është çmimi i vendosur nga Chelsea për kartonin e Brojës.

Osimhen
Osimhen

18 milionë euro është një shumë e pranueshme për Napolin që pritet të përfitojë 80-100 milionë euro nga shitja e Osimhen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb