E ardhmja e Elseid Hysaj dukej e shkruar, largimi i tij në fund të këtij sezoni ishte thuajse i sigurt por ja që në botën e futbollit asgjë nuk është e sigurt. Ulja e Gattuso në stol ndryshoj jo vetëm sezonin e Napolit por me sa duket edhe vetë të ardhmen e Hysaj. Gattuso i dha sërish besim kapitenit kuqezi duke e aktivizuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve si titullarë. Triumfi në Kupë ka bashkuar edhe më shumë skuadrën, gjithashtu ka pasur një efekt edhe tek vetë Hysaj i cili tashmë po mendon seriozisht të rinovoj kontratën, fakt të cilin e pranon agjenti i tij, Mario Giuffredi:

Hysaj
Hysaj

“Mes Hysaj dhe Gattuso ka një vlerësim të madh reciprok, edhe pas Kupës kanë folur gjatë. Gattuso dëshiron që Hysaj të qëndroj edhe vitin e ardhshëm, kërkon që të rinovoj kontratën. Hysaj bën pjesë në armatën e tij të anësoreve. Po, Gattuso po gjithçka për ta mbajtur tek Napoli”, u shpreh agjenti i Hysaj duke i dhënë një tjetër rrjedhë të ardhmes së anësorit kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: