Afrimi i Gennaro Gattuso në stolin e Napolit rezultoi goditja më e rëndësishme e presidentit De Laurentiis. Ish trajneri i Milan arriti brenda një periudhe të shkurtër të bashkonte sërish grupin duke konkretizuar punën e bërë me fitimin e Kupës së Italisë, një trofe jetik që i dhuroi mbi të gjitha një biletë për në Europë. Napoli mbetet ende në valle edhe në Champions League ku duhet të luaj me Barçën ndeshjen e kthimit por në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit po punojnë edhe për të ardhmen. Si me magji, Gattuso arriti të ringjall edhe kapitenin e kombëtares tonë, Elseid Hysaj.

Anësori kuqezi rifitoj statusin e titullit me Gattuson në stol dhe nga një i larguar i sigurt palët prej kohësh po negociojnë rinovimin e kontratës. Sipas mediave italiane, Gattuso i ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë kontratën me Hysaj, nëse do ishte vetëm në dorën e tij, Hysaj tashmë do kishte firmosur kontratën e re. Ish lojtari i Empoli ishte i destinuar të largohej por në javët e fundit palët u afruan sërish çka mund të sjell dhe zgjatjen e kontratës. Në çdo rast kjo mbetet një çështje që mund të ndryshoj sërish në varësi të ofertave që mund të vijnë në drejtim të Hysaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: