Gennaro Gattuso nuk është nga ata trajner që dorëzohet lehtë, pas sfidës kundër Barcelonës e sheh gotën gjysmë plot: “Bëmë atë ndeshje që duhej, mbase mund të bënim diçka më shumë në ndërtimin e aksioneve dhe në mbajtjen e topit. Ata bën shumë pak gjëra në sulm, paguam shtrenjtë një episod. Napoli nuk është një skuadër e vogël, ata janë superior por në do të shkojnë në “Camp Nou” dhe do të bëjmë lojën tonë, kualifikimi është i hapur”, u shpreh Gattuso pas ndeshjes.

Kike
Kike

Nuk është shumë i lumtur as Quique Setien, përjashto golin dhe barazimin e marrë, ekipi i tij dhuroj pak gjëra për të qenë kënaqur: “Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Asnjë nga dy skuadrat nuk krijoj shumë raste për gol. Nëse do të kishim pak më shumë durim mund të krijonim diçka më shumë. Në ndeshjen e kthimit duhet të bëjmë pa Vidal dhe Busquets por do të gjemë zgjidhje. Do të luajmë në shtëpinë tonë dhe do të jetë shumë ndryshe, do të kemi më shumë hapësira dhe përballë publikut tonë do të bëjmë gjithçka për të fituar”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb