Elesid Hysaj dëshiron të largohet nga Napoli, kjo është një dëshirë e hershme e mbrojtësit kuqezi, por situata mund të ndryshoj sërish, në varësi të trajnerit të ri. Fiton apo jo kundër Genk, e ardhmja e Ancelottit duket e destinuar, sipas mediave italiane, kjo pritet të jetë ndeshja e fundit e tij në krye të Napolit. De Laurentiis ka vendosur të ndryshoj trajner, madje ka gjetur dhe pasuesin e tij.


Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dello Sport”, presidenti i Napolit është takuar dhe ka gjetur akordin me ish trajnerin e Milanit, Rino Gattuso. As buzëqeshja e ngrirë e Ancelottit nuk mund ta mbaj më në krye të Napolit, ka ardhur momenti për të ndryshuar timonier, e vetmja mënyrë për të ndryshuar fatet e këtij sezoni që po shkon drejtë dështimit total.


Reja
Reja

Në fillim ishin shumë emra në tryezën e De Laurentiis, ishte dhe emri i Edi Rejas, por trajneri i kombëtares kuqezi konfirmoi se nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria, kjo listë tashmë është reduktuar vetëm në një emër, Rino Gattuso, trajneri i cili pritet të ulet në stolin e Napolit në ditët në vijim.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb