Në fund të këtij sezoni, Napoli humbet kapitenin Lorenzo Insigne dhe me shumë mundësi edhe Dries Mertens, në këto kushte ekipi i Spallettit është i detyruar të lëviz shumë në merkaton në hyrje. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori Sportiv, Giuntoli ka nisur që tani punën për të zëvendësuar dy nga lojtarët më të rëndësishëm.

Giacomo Raspadori, talenti i Sassuolo është preferencë e parë, janë vendosur që tani kontaktet e para, ndërsa në listën e dëshirave prej kohësh ka përfunduar edhe Nedim Bajrami.
Për yllin kuqezi konkurrenca pritet të jetë e madhe në fund të sezonit, për këtë arsye drejtuesit e Napolit kërkojnë të arrijnë një para kontratë me Empolin, në mënyrë që në verë të ketë ata fjalën e parë në lidhje me Bajramin. Kartoni i fantazistit kuqezi vlerësohet minimalisht me 10 mln euro.
(BalkanWeb)