Pas një periudhë të vështirë nën drejtimin e Carlo Ancelottit, Elesid Hysaj u rikthye të fitoj Napolin dhe një vend si titullarë. Ndikimi i Gennaro Gattusos tek mbrojtësi kuqezi ishte jashtëzakonisht i madh, ish trajneri i Milan diti ti marrë më të mirën Hysaj duke e rikthyer në një titullarë të padiskutueshëm. Përpara ardhjes së Gattusos largimi i Hysaj ishte i sigurt por situata ka ndryshuar shumë dhe palët tashmë priten të ulen në një tavolinë për të diskutuar rinovimin e kontratës e cila i skadon në 2021.

Hysaj
Hysaj

Sipas “Il Corriere del Mezzogiorno”: pas 20 gusht, ditë kur ekipi do të rikthehet në grumbullim, agjenti i Hysajt do të takohet me drejtuesit e Napolit për të diskutuar pikërisht rinovimin e kontratës, ndjesitë janë pozitive që nga ky takim të ketë “tym të bardhë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: