Mungon vetëm firma për të zyrtarizuar rinovimin e kontratës ndërmjet Hysajt dhe Napolit. Në një prononcim për mediat italiane agjenti i mbrojtësit shkodran, Mario Giuffredi, ka konfirmuar arritjen e akordit mes palëve: “Kemi arritur një marrëveshje për rinovimin dhe tashmë presim vetëm firmën. Duam që kjo gjë të finalizohet përpara ndeshjes me Milanin. Në kontratë do të jetë edhe një klauzolë që do ta bëjë të ditur vetë klubi”, thekson agjenti italian.

Në një kohë kur mbetet për tu përcaktuar detajet e fundit të kontratës së re, e përditshmja italiane Calciomercato.com zbulon klauzolën e largimit: 50 milionë euro. Vlera e mbrojtësit të përfaqësueses tonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit ashtu si dhe interesimi i shumë klube të mëdha Evropiane, kjo klauzole flet shumë.

Hysaj është kthyer në një pikë fikse në skemat e trajnerit Sarrit, një titullar i padiskutuar duke lënë në stol italianin Maggio. E sigurt është që dhe paga e re e Hysajt do të jetë e përmirësuar ndjeshëm, tashmë të dy palëve i mbetet vetëm të hedhin firmën në kontratën e re.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb