Elseid Hysaj mbetet një temë e nxehtë tek Napoli, në një kohë kur anësorit kuqezi i skadon kontrata në fund të sezonit ndërsa mundësia për të rinovuar mbetet e hapur. Është e paqartë se çfarë do të ndodh në fund të sezonit por e vetmja gjë e sigurt për momentin është fakti që Hysaj nuk do të largohet gjatë merkatos së janarit, fakt të cilin e konfirmon agjenti i tij, Mario Giuffredi: “Është e sigurt që do të mbyll këtë sezon tek Napoli, ndërsa në atë pasuesin gjithçka mund të ndodh. Me 51% nuk do të rinovojë, por nëse Napoli dëshiron të zgjas kontratën këtë mund ta bëjmë direkte pasi dëshira e Hysaj është të qëndrojë. Në të njëjtën kohë po vlerësojmë ofertat nga jashtë Italisë”, theksoi agjenti i Hysaj.

Hysaj
Hysaj

Një tjetër çështje që kërkon zgjidhje është edhe e ardhmja e trajnerit Gattuso. Ndryshe nga se raportohej në fund të vitit të shkuar, Gattuso dhe Napoli nuk janë aq pranë rinovimit, nuk kanë arritur në një akord final pavarësisht se në parim gjithçka duket e mbyllur, një kontratë e re deri në vitin 2023 nga ku do të përfitoj 2,4 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: