Transferta kundër Torinos mund të ndryshoj fatin e Napolit në Serie A por dhe të ardhmen e C.Ancelottit. Nuk bëhet fjalë për të ardhmen e afërt, është e pamundur që De Laurentiis të shkarkoj trajnerin më fitues në futbollin italian në këtë pikë të sezonit por sigurisht mund të mos i rinovoj kontratën e cila i skadon në fund të sezonit. Ancelotti u transfera te Napoli për ti dhënë ekipit pak nga eksperienca e tij fituese por gjërat duken se kanë ngrirë në kohë, Napoli vazhdon të shoh nga larg ekipet kryesuese.

Ancelotti
Ancelotti

Pas 6-të javësh kampionat, Napoli renditet në vendin e 4-ët, katër pikë larg Juves dhe 6-të në raport me Interit, një diferencë shumë e madhe në kaq pak javë. Në këto kushte, Napoli duhet të fitoj me çdo kusht transfertën kundër Torinos, pak orë përpara derbit të Italisë. Çdo rezultat tjetër do të ishte një zhgënjim i madh, një tjetër mundësi e shpërdoruar për të ngushtuar diferencën me dy ekipet e kreut.

Napoli Vs Liverpool R
Napoli Vs Liverpool R

Napoli ka treguar edhe këtë sezon një ekip me limite, përveç sfidës kundër Liverpool, në takimet e tjera ku duhet të tregonin se janë një ekip i madh kanë dështuar, prova e fundit ishte transferta kundër Genk. Kjo situatë ka bërë që presidenti De Laurentiis të jetë në dyshim për të ardhmen e Ancelottit, të dielën ndaj Torinos është prova e radhës, mbase e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb