Lazio nuk e ka nisur në mënyrën e duhur sezonin e ri në “Seria A” pasi është mundur me rezultatin 1-2 nga Napoli në “Olimpico”.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi edhe pse kaloi e para në avantazh nuk arriti të dilte me pikë. Ishte Immobile ai që në minutën e 25-s bëri një veprim shumë të bukur në zonë duke nxjerrë blof 3 mbrojtës e duke mos falu më pas përballë portierit.

Gjithsesi ky gol i ‘bomberit’ italian do zhvlerësohej pak para fundit të pjesës së parë kur Milik përballë Strakoshës nuk fal duke barazuar shifrat.

Në pjesën e dytë skuadra napolitane ishte më kërkuese dhe arriti të përmbyste me Insigne i cili në minutën e 59-t realizoi një ‘perlë’. Pjesa e mbetur e lojës nuk solli asnjë ndryshim, duke bërë që Anchelotti ta nisë me këmbën e mbarë rikthimin e tij në “Seria A”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb