Nuk ka më asnjë dyshim, Amir Rrahmani do të vij karrierën e tij tek Napoli. Qendërmbrojtësi i Verona ndodhet në Villa Stuart për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të firmosur më pas kontratën e re me klubin napolitan. Blutë kishin gjetur prej kohësh akordin me Veronan por kanë preferuar të mbyllin gjithçka në këtë merkato dimri.

Rrahami
Rrahami

Verona do të përfitoj nga shitja e Rrahamit 14 milion euro( 12 kesh plus 2 të tjera në forme bunuesh). Rrahmani do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoj 1,5 milion euro në sezon. Napoli plotësoi edhe kushtin e fundit të Veronas, Rrahmani do të qëndroj verdheblu deri në fund të sezonit për tu transferuar më pas në verë. Në Napoli, Rrahmani do të gjej edhe ish shokun e tij në Kombëtaren kuqezi, Elseid Hysaj i cili sipas të gjithë gjasave do të vijoj të qëndroj nën urdhrat e Gattusos.

Hysaj Elsi
Hysaj Elsi

Sipas agjentit të Hysaj, Gattuso e vlerëson shumë dhe palët po negociojnë për rinovimin e mundshëm të kontratës: “Po negociojmë, por Hysaj pas një viti është një lojtar i lirë. Di që Gattuso e vlerëson shumë, në mbledhje ka thënë gjithnjë se të gjesh një lojtar 25 vjeçar me kaq eksperiencë sa Hysaj, të fortë sa ai, nuk është e thjeshtë, ta humbasësh me parametra zero do të ishte një idiotësi. Dëshira është që ta shesin për mirë”, theksoi Mario Giuffredi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: