Elesid Hysaj kërkon të largohet nga Napoli, ky është një fakt i konfirmuar nga të gjithë protagonistët por blutë nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shqiptarët që militojnë në Serie A. Marash Kumbulla është një talent për të cilin Napoli ashtu si një pjesë e mirë e klubeve të mëdha italiane kanë nisur prej kohësh sondazhet por Kumbulla nuk është i vetmi shqiptar që ka përfunduar në radarët e ekipit të Gattusos.

Rrahmani
Rrahmani

Sipas mediave italiane, Rrahmani gjithashtu bën pjesë në planet e Napolit, madje do të paraqiten me një ofertë konkrete që në merkaton e janarit. Ideja e Napolit është të siguroj Rrahmanin për sezonin e ardhshëm por në të njëjtën kohë kërkon dhe shërbimet e mesfushorit Amrabat, për të dy lojtarët Napoli ofron 30 milion euro. Rrahmani-Amrabat mund të qëndroj në Verona deri në fund të këtij sezoni për tu transferuar më pas në verë në Napoli.

Rrahami
Rrahami

Rrahmani u transferua këtë sezon në Verona duke u shndërruar shumë shpejt në titullar fiks sëbashku me Kumbullën. Për dyshen e shqiptarëve të Veronas interesim konkret ka shfaqur dhe Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: