Trajneri i Napolit, Antonio Conte i kërkojë skuadrës që të bëjë kujdes në ndeshjen ndaj Juventusit, pasi bëhet fjalë për një kundërshtar që nuk është mposhtur asnjëherë në këtë sezon të Serie A.

“Juventusi është i pamposhtur në kampionat për 21 ndeshje, kështu që duhet kujdes. Disa barazime mund të ishin fitore dhe për këtë arsye u krijua ky hendek, por të mos harrojmë se sa mbrapa ishim vitin e kaluar.

Ne duhet ta konsiderojmë çdo ndeshje si ndeshje të thjeshtë sepse gjithmonë vlen tre pikë. Kam vetëm një objektiv, fitoren”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb