Napoli është në kërkim të një trajneri të ri. Nga Napoli do të largohet në fund të sezonit tekniku Spalleti, ndërkohë që ende nuk dihet se kush do të marrë frenat e skuadrës. Luis Enrique duket një pistë e dështuar dhe Presidenti i kampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentiis ka folur pikërisht për këtë çështje.

“Luis Enrique dëshiron të shkojë në Premier League. Fatkeqësisht, ne garojmë me liga më tërheqëse se e jona. Unë mund të them vetëm kaq: në Angli nuk ushqehesh aq mirë sa në Itali.

Trajneri i ri? Po studiojmë emra që luajnë me skemën 4-3-3, ashtu siç luajmë edhe ne. Një gjë e tillë na ndihmon të konfirmojmë lojtarët e jashtëzakonshëm që kemi në skuadër”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: