SSC Napoli, klubi më jetëgjatë në karrierën e Maradonës po shqyrton idenë brilante për të nderuar legjendën e saj që ditën e djeshme ndërroi jetë nga një atak kardiak.

Kryebashkiaku napolitan, Luigi de Magistris i ka bërë thirrje klubit që t’i vendosë emrin e Diego Armando Maradonës stadiumit të qytetit ku argjentinasi për 7 vite fitoi zemrat e italianëve.

Po ashtu kjo është konfirmuar edhe nga Presidenti de Laurentis që ka hedhur propozimin për ta ndryshuar emrin e stadiumit në ”San Paolo- Diego Armando Maradona”.

Diego Armando Maradona ka luajtur për disa ekipe, por Argjentina, Boca Juniors dhe Napoli janë tre ekipet ku ai shihet si ‘Zoti’ ende edhe sot. Maradona ndërroi jetë ditën e djeshme pasi ishte operuar pak kohë më parë në tru teksa gjatë rekuperimit pësoi arrest kardiak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb