Napoli është në kërkim të një trajneri. Klubi napoletan dhe tekniku Lucciano Spalleti vendosën të “divorcoheshin” në fundin e sezonit.

Presidenti i klubit, De Laurentis ka bërë të ditur se ka përpiluar një listë me 20 emra të mundshëm për pankinën. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, një prej tyre është favorit.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Fiorentinës, Vicenzo Italiano. Profili i tij përkon shumë me atë që kërkojnë drejtuesit e Napolit dhe mund të ketë një fund të lumtur. Gjithsesi, “timonieri” për momentin është i fokusuar te finalja e Conference League me West Ham. Italiani 45-vjeçar ka drejtuar më parë skuadra si Trapani dhe Spezia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: