Nesër në mbrëmje në stadiumin “San Paolo” luhet ndeshja e kthimit mes Napolit dhe Manchester City-t në “Champions League” për fazën e grupit, por duke u nisur nga takimi i parë në Londër organizatorët italian kanë marrë një vendim të pazakontë.

Sipas “Daily Mail” në takimin e parë të luajtur me 17 tetor tetë tifozë napoletanë i kishin përdorur rripat për të rrahur dhe dhunuar disa tifozë të City në një pub jashtë stadiumit Etihad. Gjatë përleshjeve një djalosh anglez 17-vjeçar ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.
napoli
Si pasojë e kësaj ngjarje në “San Paolo” do të futen vetëm ata tifozë të cilët nuk do të kenë rrip pantallonash pa marrë parasysh togzën apo dimensionet.

“Është një vendim qesharak dhe absurd. E di që ka patur probleme me tifozët e Napolit në ndeshjen e parë, që përdornin rripat në vend të armëve, por pse tani duhet t’ja ndalojnë tifozëve të City? Duket sikur në Champions ndodh gjithmonë diçka me ne. Në fillim na ndaluan të vërshëllejmë, më pas na ndaluan të hyjnë në një stadium, ndërsa tani nuk na lejojnë të mbajmë veshur rripat e pantallonave”, u shpreh Kevin Parker, Sekretari i Përgjithshëm i klubit të tifozëve të Manchester City.
nap
“Do të thotë që tifozët e City duhet të ushqehen dhe të konsumojnë pije sa më shumë për të evituar që tu bien pantallonat, duke shpresuar që kështu të kalojmë më shpejt në pikat e kontrrollit të sigurisë në aeroportin e Manchester”, vijoi me humor Parker.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb