Diego Armando Maradona rikthehet të flas për kalimin e Higuain tek Juventus: “Duhej të shitej për një shifër të tillë. Nuk do të përsëriste sërish veten krahasuar me atë që bëri sezonin e shkuar. E gabuar është mënyra se si u largua.

Atë që merr tek Napoli nuk e gjen në asnjë vend. Nuk me pëlqeu aspak vizita mjekësore në fshehtësi. Tifozët e Napolit nuk e meritonin diçka të tillë. Juve urrehet nga tifozët e napolitan, në këtë pikë e kam të vështirë të kuptoj zgjedhjen e tij”.

Në intervistën e dhënë për ‘Il Mattino’, Maradona më pas është ndalur duke i dhënë një këshillë presidentit De Laurentiis: “Tani pres që De Laurentiis të shpenzojë në mënyrën më të mirë të mundshme për të ndërtuar një Napoli fitues. Nuk arriti ta mbante Higuain, tani duhet të shpenzojë për të rindërtuar”, theksoi Maradona.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb