Napoli ka nderuar legjendën argjentinase Diego Armando Maradona pas vdekjes duke i vendosur emrin e tij stadiumit.
Tashmë stadiumi i Napolit nuk do të quhet më ”San Paolo” por ”Diego Armando Maradona”. Një javë më parë Diego Armando Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare prej një ataku kardiak, pak kohë pasi kishte kryer një operacion në tru.
Napoli ishte klubi më jetëgjatë i Maradonës, aty ku legjenda e futbollit luajti për 8 vite. Pikërisht kryebashkiaku i qytetit i kërkoi klubit të Napolit ta nderojë duke i vendosur emrin e tij stadiumit.
Kjo u konfirmua edhe nga Presidenti i Napolit, De Laurentiis i cili hodhi një propozim për bashkim emrash. Tashmë duket se stadiumi i Napolit do të ketë i gjithi emrin e Maradonës.
(BalkanWeb)