Duhet të ishte një nga të parët që do të largohej në merkaton e janarit. Por statusi i Elseid Hysaj te Napoli ka ndryshuar krejtësisht. Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk do të lëvizë nga skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso, të paktën deri në fund të sezonit ose nëse nuk ndodh diçka e papritur gjatë dritares së transferimeve të dimrit.

Hysaj
Hysaj

“Sky Sport” tregon se vetë trajneri dhe drejtori sportiv i klubit napolitan Guintoli kanë hequr mbrojtësin kuqezi nga merkato. Shkak është bërë emergjenca në repartin difensiv. Për momentin duket e pamendueshme që Napoli të humbasë një tjetër mbrojtës. Gjithsesi, suprizat nuk mund të përjashtohen, aq më tepër që Roma prej kohësh kërkon të marrë shërbimet e Hysaj.

Gettyimages 499735614.0
Gettyimages 499735614.0

Madje, vetëm pak javë më parë mediat italiane folën se marrëveshja ishte shumë pranë. Po ashtu, vetë futbollisti kërkon të ndryshojë ambjent, pasi te Napoli ka humbur ndjeshëm në hierarkinë e skuadrës, ku nga një titullar fiks është kthyer në një lojtar rezervë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: