Napoli thyen me “poker” golash Lazion duke rrëmbyer kreun e Serie A, në kuotën e 35 pikëve, plus tre në raport me Milan. Djemtë e Spallettit dukeshin të “çmendur” në fushën e lojës, të papërmbajtshëm, duke mbyllur llogaritë me Lazion që në pjesën e parë. Zielinski kaloi blutë në avantazh në minutën e 7-të ndërsa më pas Mertnez me një dopietë dërgoi shifrat në 3-0 që në minutën e 29-të. Në pjesën e dytë ulën shumë ritmin e lojës ndërsa në fund, në minutën e 85-të, Ruiz kompletoi rezultatin në 4-0. Luciano Spalletti shijon këtë sukses përballë Lazion, për të ndeshja më e mirë në krye të Napolit:

“Është fitorja ime më e bukur që kur kam ardhur këtu, edhe pse vinim pas 2-3 rezultateve jo shumë të shndritshme. Të rikthehesh me këtë lojë duke shënuar gola kundër një ekipi të madh si Lazio është shumë e rëndësishme”, theksoi trajneri i Napolit në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb