Në Napoli, festa e titullit ka pushtuar të gjithë qytetin, është thjesht çështje kohe, pasi ky është një objektiv që askush nuk mund t’ia rrëmbejë nga duart, është një çështje e mbyllur kohë më parë. Blutë e Spallettit kalojnë një tjetër pengesë të fortë, thyejnë Juven në transfertë me rezultatin 0-1 duke e dërguar diferencën në plus 17 pikë.

Në “Stadium” u zhvillua një sfidë me episode, me raste për kontestim ku protagonist ishte edhe sistemi VAR. Në pjesën e parë pasi protesta për mungesën e një kartoni ndaj Gatti-t, me mbrojtësin që goditi Kvara-n. Në fraksionin e dytë, Di Maria gjeti rrugën e rrjetës pas një kundërsulmi të shpejtë, por gjyqtari i takimit, pas konsultave me sistemin VAR anuloi gjithçka për faull në sulm.

Në fundin e sfidës, në minutën e 93-të, Raspadori mposhti Szczesny duke i dhuruar fitoren Napolit. Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, nuk e fsheh gëzimin për këtë fitore me shumë prestigj:

0367ceac 20e2 4123 Bec4 9de1425e7845
0367ceac 20e2 4123 Bec4 9de1425e7845

“Të fitosh sfida të tilla, kundër një rivali të tillë, me kaq shumë cilësi, është një kënaqësi e veçantë. Nuk ishte e lehtë të zhvilloje një ndeshje të tillë pas eliminimit në Champions, i bëj komplimente djemve, por nuk është ende koha për të hapur shampanjën”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.

901c9a5e Fa97 45a4 A97b Cd9fcd2d07c9
901c9a5e Fa97 45a4 A97b Cd9fcd2d07c9

Kjo humbje e Juves ngjesh akoma më shumë ekipet në tabelën e klasifikimit. Për momentin, “Zonja e Vjetër” renditet në vendin e tretë në kuotën e 59-të pikëve, tre më shumë se Roma: “Është një situatë sureale, duhet të tregohemi të zotë të rikthehemi shpejt te suksesi. E sigurt është që sezonin e ri luajmë për titull”, theksoi Max Allegri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb