C.Ancelotti në sytë e lojtarëve por dhe vetë pasuesit të tij, Rino Gattuso, shihet si një baba, një trajner i qetë, i cili krijon marrëdhënie shumë miqësore, ky fakt u vërtetua edhe një herë teksa sipas “Corriere dello Sport”, disa lojtarët u përlotën gjatë takimit të fundit me trajnerin. Fjalët e para të Gattusos si trajneri i ri i Napolit shkojnë pikërisht për C.Ancelottin:

Rino
Rino

“Kam folur që në mëngjes me Ancelottin, e konfirmoi edhe një herë se është një trajner dhe një njeri i madh. Ju lutem mos bëni krahasimi. Ai ka fituar gjithçka, ndërsa un jam i ri duhet ende të tregoj shumë gjëra, shpresoj ti bëj këtu. Objektivi? Të rikuperojmë sa më shumë pikë dhe të sigurojmë një vend në Champions”, u shpreh Gattuso gjatë prezantimit të tij si trajneri i Napolit, skuadër me të cilën ka firmosur një kontratë 18 mujore nga ku do të përfitoj 2,6 milion euro, plus bonuse në rast kualifikimi në Champions.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“La Repubblica” por dhe vetë Gattuso ka zbuluar se përpara se të pranoj ofertën e Napolit ka refuzuar jo pak por 18 ekipe, mes të cilave emra të rëndësishëm si Valenca, Genoa, Sampdoria, Olympiacos dhe një klub Kinez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb