Napoli vijon rrugëtimin perfekt në Champions League, 5 ndeshje 5 fitore, 20 gola të shënuar 4 të pësuar, 15 pikë në total, tashmë luajnë vetëm për kreun e grupit, pozicion që ta diskutojnë më Liverpool në sfidën e fundit në Grupin A.

Ekipi i Spallettit është mbresëlënës në lojën që bën, futboll ofesniv, ide të qarta, këtë e vërtetuan edhe një herë përballë Ranger ku siguruan fitoren e 12-të radhazi mes Serie A dhe Champions.

Simeone
Simeone

Në ‘Maradona’, në mungesë të Osimhen ishte Giovanni Simeone ishte që bëri liderin duke realizuar një dy golësh brenda pjesës së parë. Në fraksionin e dytë ishte Ostigard që sigloi shifrat në 3-0.

Liverpool
Liverpool

Një fitore me të njëjtat shifra siguroi edhe Liverpool në transfertë përballë Ajax. Ndryshe nga Premier League, në Champions të kuqtë e Jurgen Klopp kanë shfaqur një ekip fitues. Në ‘Johan Cruijff Arena’ ishte Momo Salah që realizoi golin e parë në limitet e pjesës së parë. Me fillimin e pjesës së dytë Nunez realizoi dhe golin e dytë për Liverpool. Histori e këtij takimi u mbyll që në minutën e 52-të ku Elliott konvertoi në gol asistin e Salah duke hipotekuar kualifikim për në fazën e 1/8.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb