Napoli rikthehet tek fitorja në Serie A dhe këtë e bën me një “poker” golash kundër Udineses. C.Ancelotti nuk e preferon si titullarë Hysaj, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar ka qenë një nga lojtarët më të mirë të bluve në ndeshjet e fundit.

Napoli kaloi në avantazh në minutën e 17-të me Younes ndërsa Callejon dyfishojë rezultatin pak minuta më vonë. Udine jo vetëm që nuk u dorëzua por shënoi dy gola të shpejte brenda 3 minuta duke vendosur baraspeshën brenda pjesës së parë.

54436302 2417055351661358 2995765514598350848 N
54436302 2417055351661358 2995765514598350848 N

Milik dhe Mertens shënuan dy gola të tjera në fraksionin e dytë duke i dhënë Napolit tre pikë të rëndësishme që i shërbejnë për të përforcuar pozitat e tyre në vendin e dytë pasi për kreun as që bëhet fjalë, pavarësisht humbjes së Juventusit, diferenca vijon të jetë e frikshme, minus 15 pikë.

54356073 2417159108317649 9180218911293964288 N
54356073 2417159108317649 9180218911293964288 N

Hysaj u aktivizua nga Ancelotti vetëm në minutën e 86-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb