Napoli është rikthyer protagonist në Serie A, pasi pas shumë vitesh mungesë, për herë të parë e shikon veten në krye me shumë pikë diferencë nga ndjekësit. Trajneri i kësaj skuadre, Lucciano Spalleti ka kërkuar nga tifozët mbështetje, në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss.

“Dua të bëj një thirrje për tifozët. Le të na qëndrojnë pranë. Do të bëjmë gjithçka për qytetin e Napolit, gjithçka për fanellën, gjithçka për historinë. Nuk do bëjmë asgjë për individët, por për qytetin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb