Pritet vetëm zyrtarizimi, por nuk ka më asnjë dyshim që Victor Osimhen do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit. Padroni I klubit italian, Aurelio de Laurentis ka vendosur të paguajë 81 milion euro për sulmuesin 21-vjeçar, i cili konsiderohet si një talent i madh i futbollit. Kjo shifër është sa dyfishi i asaj të shpenzuar verën e shkuar për Hirving Lozano. Meksikani u ble për 42 milion euro dhe deri tani mbante rekordin e Napolit në merkato.

Osimhen 6
Osimhen 6

Osimhen ndiqet prej muajsh nga napolitanët, ndërsa mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë të enjtes ai do të zhvillojë testet mjekësore përpara zyrtarizimit të transferimit me firmën e në kontratë. Sulmuesi Nigerian vjen nga Lille, duke bërë edhe një kapërcim të madh në karrierë sa i përket financave. Me skuadrën franceze ai fitonte 800 mijë euro në sezon, ndërsa nga kontrata 5-vjeçare me Napolin do të arkëtojë 5 milion euro në sezon. Afrimi i Victor Osimhen I hap rrugën largimit të Milik. Sulmuesi polak ka shumë admirues në merkato, por me shumë mundësi do të zgjedhë mes Juventus dhe Atletico Madrid.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: