Napoli është përforcuar me një portier. Napoletanët kanë bërë me dije se kanë firmosur me 35 vjeçarin Salvatore Sirigu.

Italiani është një njohës i mirë i Serie A, pasi ka luajtur për skuadra si Genoa apo Torino. Sirigu ka kontribuar për disa edicione me PSG-në.

Ekipi i drejtuar nga Luçiano Spalleti do kërkojë të zejë një vend që të çon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League. Kampionati i Serie A nis vetëm pas pak ditësh.


 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: