Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “Open” në News24 foli për raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan për Shqipërinë dhe për SPAK-un.

Dyrnjaja tha se ‘Narcos nuk është asgjë para incenaratorëve, pasi SPAK nuk po vepron si duhet’.

“Nuk mund ti kërkosh SPAK-ut dhe të heqësh paralele mes Ramës dhe Gjykatës së Posaçme. SPAK ka përgjegjësinë e tij si institucion më vete. Aty është Altin Dumani i cili ka përgjegjësi publike dhe politike për t’i përgjigjur sfidave që ka koha. Ai duhet të kapë inceneratorët, dhe s’po bën gjë. SPAK-u duhet të tregojë që nuk është i lidhur me qeverinë. Por jo që të marrë një po, dy jo, një çka. Merr Arben Ahmetaj dhe lë dy pushim, o të merret i gjithë grupi o ndryshe nuk ka rezultat. Dosja është e qartë. Kush ka përgjegjësi dhe ka përfituar dënohet. Narcos nuk është asgjë para inceneratorëve. Sepse nuk vepron SPAK si duhet. Na është bërë si telenovelë. Politikisht qeveria mendohet se ndikon në SPAK, jo, SPAK duhet të japë provat”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb