TIRANE- Në kulmin e zhvillimeve politike ku kryefjala e debatit është çështja ‘Tahiri’, vjen edhe ironia e kreut të PKD-së Nard Ndoka.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndoka shkruan “Saja ra prej fikut!”, duke nënkuptuar ‘rrëzimin’ e ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilit Prokuroria i ka dorëzuar sot një kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij të deputetit si dhe lejimin e arrestimit dhe kontrollin në banesë. Ndoka njihet për shprehjet e tij ‘filozofike’ si dhe ironinë ndaj rivalëve të tij politikë.
ndoka-ironi
Sakaq, ditën e nesërme në orën 11:00 pritet që të mblidhet Këshilli i Mandateve të Rregullores ku do të vendos edhe për imunitetin e deputetit Tahiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: